Perceptimet poetike të Ali Podrimjes

Perceptimet poetike të Ali Podrimjes

Ndue Ukaj

(Përkitazi me librin me poezi, Pikë e zezë në blu, Onufri, Tiranë, 2005)

Në komunitetin e kritikës letrare, ekzistojnë pikëpamje për letërsinë, sipas së cilave, forma e letërsisë që definohet si poezi, është përfaqësim i letërsisë që ka vlera estetike (kritika e re anglo-amerikane) dhe se vlerat e saj lidhen me realizimin prej saj të funksionit emotiv të gjuhës. Pra, gjuha, përveç se është esencë për letërsinë, për poezinë, veçanërisht është vetëidentifikim e objekt, përfaqësimi dhe sintetizimi i gjitha niveleve tjera që përcaktojnë dhe definojnë poezinë si formë e shkrimit artistik. Duke përjashtuar rrëfimin, poeti përmes gjuhës evokon situata, ide a ndjenja poetike, që e bëjnë këtë formë shkrimi, art të madh letrar.

Poezia e Ali Podrimjes, në rrafshin e komunikimit artistik, si poetikë e sistem komunikues gjuhësor, por edhe stilistikë, në botën letrare shqipe, paraqitet e veçantë, karakteristikat e së cilët dallohen në strukturën e vargut, por më fuqishëm, në rrafshin e ideve. Në rrafshin e elementeve konstituive poetike, kjo poezi, me shtresën e tingujve dhe cilësitë ritmike, shpërfaq tekstualiet të gjallë e dramatik. Podrmija, duke qen  poet më perceptime të thella, me botë të pasur imagjinatave e inovacion të bujshëm artistik, përmes asociacionit të imazheve dhe figurave, konfiguron vargje lakonike, ku shquhet, përveç tjerash, mprehtësia dhe thellësia filozofike e mesazhe, të cilat konotojnë dhe kështu, shtresojnë elementet bazike të një poetike moderne, përmasat e së cilës poetikë, vazhdojnë të përcjellin tendencat avancuese në artin poetik. Autori luan mjeshtërisht me simbole dhe metafora, të cilat i mvesh me shtresa tekstesh a figurash arkitekstuale, të cilat marrin statusin e shenjave poetike, të shënjuara poetike, që përcjellin mesazhe dhe funksionalizojnë perceptimet e poetit, për dukurit të cilat i shkruan. Gjitha këto elemente poetik, i japin poezisë së tij një impuls të veçantë në kuadër të poezisë shqipe.

Poezia e Ali Podrimjës, artikulohet përmes një sistemi figurativ të përpunuar, të  konsoliduar, ku ndeshim figurat stilistike të fuqishme, me një predominancë të metaforave dhe simboleve, që enden se shënjuese të stilit podrimjan. Poeti, stilin dhe diskursin e tij poetik e ndërton duke harmonizuar ndjeshmërinë dhe përvojën letrare si eksperiencë. Kjo e bën poezinë e tij universale, sa do që, ajo të shumtën e herëve, frymon nëpër ambientin shqiptar, motivohet prej tij dhe ka qëllim intencional përmbushjën e misionit të pikasjes së historisë së qenies shqiptare në poezi.

Në relacion poetik, mes subjektit (poetit) dhe objektit, gjithmonë ekziston empiria letrare e cila merr status të fuqishëm; autori i shmanget patetizimt poetik dhe ndërton tipin e poezisë me përlotë ekuivokë, ku shquhet sidomos mendimi i thellë.

Poezia e Podrimjes, në esencë, shtreson ide e situata që paraqesin shpirtin e trazuar të subjektit, kundruall universit të pafundmë, në të cilin lundron imagjinata e tij poetike dhe thithë përvojat me specifike të këtij universi. Për të realizuar pastaj, përmes shenjave poetike, biblën e tij të jetës, diskursin e shumëllojshëm poetik dhe semantikën e jetës si art dhe artit si jetë. Poeti Podrimja gjithnjë kërkon të gjejë mjete të reja të shprehjes artistike, andaj edhe tipi i poezisë së tij gjithmonë del i freskët, stili evolues.

Në poezinë e tij ndeshim një gamë e gjerë temash e problemesh, por edhe shumëllojshmëri trajtash e mjetesh ligjërimore. Podrimja, herë del si poet i revoltës dhe i rezistencës (për të shëmbëllyer me Migjenin e Nolin), herë me shpirtin e pasionuar të rrëfimit homerik (për të shëmbëllyer me Gjergj Fishtën). Idealet e tij poetik, përveç se kanë qëllim funksionale, ato korrespondojnë thellë, në këtë kontekst, më poet të mëdhenj klasik shqiptar.

Është mendim i pranuar në kritikën shqipe se Podrimja në poezinë bashkëkohëse shqipe solli një ndjeshmëri dhe intonacion të ri poetik, një tip të poezisë që kërkon esencat dhe i manifeston përmes gjuhës së goditur e figurave të përpunuara.

Në librin me poezi “Pikë e zezë në blu”, poeti Podrmja qysh në titull sikundër shpalos platformën poetike, kur konfronton dy figura poetike të fuqishme, figura këto të cilat dalin në kontrast pazakonshëm; dy figura që janë ngjyra të ashpra të krijimtarisë së tij poetike: e zeza, si personifikim i së keqes, element që shtresohet në dimensione kërkimore e intecionale, dhe e kaltra si ngjyrë lumturie, e njollosur nga pika e zezë, e cila prish harmoninë dhe bukurinë estetike, tash jo vetëm të poezisë, por edhe ekzistencës së poetit. Pika e zë në blu, është metaforë për vërsuljet që ju bëhen lumturisë së poetit, dashurisë, harresë, por kjo pikë e zezë në blu bëhet shenjë estetike e kondensuar dhe me nuanca emocionale, prej së cilës sajohet një tip i poezisë së mendimit të thellë dhe filozofike. Këto vërsulje, autori i nxjerr herë nga subjektiviteti personal, e herë herë nga ndjesimet kolektive, nga fatet dhe fatëkeqësirat e kombit të tij, nga mjerimi, i cili siç shprehet ai “të lë pa u larë”. Për të shpërthyer në poezinë “Biblike” që e hap këtë përmbledhje, me një mllef të papërmbajtur, por të realizuar poetikisht: “Në tokën tende/ të qosh jetë refugjati/mallkim gjaku”.

Bota letrare e poezisë së Podrimjës është e gjerë, ajo shtrihet neper hapësira etnike e universale, autori fatet e popullit të tij, që janë edhe fatet i tij, i pikasë me trajta të fuqishme retorike, ku metaforat dhe figurat e mendimit krijojnë imazhet universale, herë të trishta, e herë gazmore.

Ky libër poezish, është i ndarë në pesë cikle poetike: Imazhe i akullt, Maratonë nga Iliria, Mes ujit të madh  dhe ëndrrës, Pikë ë zezë në blu, Bregu ja errët, të cilat shtresojnë një numër vjersha të botuara nëpër kohë të ndryshme, e në të cilat poeti rrekët së trajtuar për fenomene të ndryshme të qenësisë së njeriut dhe përpalljes së tij me furtunat e jetës. Poezia shikuar përgjithësisht, evokon situata e fenomene që lidhen më gjendjen e kombi të tij, veçanërisht Kosovës. Poeti evokon situata të ndryshme ekzistenciale, të cilat në sensin “gjykues të pietetit” marrin atribute revoltuese. Për të funksionalizuar këtë, inkorporon në vargje figura të dendura sarkastike, përmes një gjuhe që nuancohet me shenja humori të hidhur: autori është i shqetësuar për trendët e kohës nën qiellin e tokës së tij, pastaj hedhet në revoltë therëse, siç del tek vargjet Lehje atje poshtë: U ka dalë zëri/ Heronj apo brejtës. Poeti Ali Podrimja, përmes metaforave të dendura dhe sistemit gjuhësor të përpunuar me mjeshtëri artistike, hedhet ne furtunat e jetës dhe sfidon kohët, duke u trandur në shpirt, siç del tek vargu: “Delja e livadhit shëtit Njeriun”. Kjo metaforë dhe ky mesazh poetik, si kontrast figurativ, sfidon të bukurën dhe godet ashpër dukuritë që e dezorientojnë njeriun e kohës. Prandaj edhe trishtohet nga “Përmendorja e viçit”: Viçi ynë më në fund/ Meriton një përmendore.

Në letërsinë shqipe, Podrimja njihet si poet, i cili kultivon vargun e kondensuar, me një sistem figurash e trajtash retorike që çrendomtësohen (nocion i formalistëve rus) nga trajtat konvencionale të poezisë shqipe. Në këtë segment, poeti hedhet në krah të tendencave të transformimit të strukturës poetike; autori nga tipi i ligjërimit të zakonshëm, kalon në ligjërim atributiv, ku ndeshim sistem të përpunuar figurash e trajtash poetike, në të cilin plan, rrafshi estetik, pa asnjë shmangie mbetet esencial dhe predeterminues.

Poezia e Ali Podrimës i përket korpusit të poezisë shqipe që ec në rrafshin e ecjes pas novatores dhe tendencave të hapura të poezisë. Modernia (si koncept që shënjon shkëputje nga tradite dhe shënjon prurje të reja) në poezinë e Podrijmës, është e dukshme. Kështu që në letërsinë shqipe ju bashkangjitur një plejade të tërë poetësh të mirëfilltë, të cilët ditën t’i shmangeshin ideologjisë në art e jetë (kujtojmë Mirko Gashin, Azem Shkrelin, Fredrik Reshpjan, Visar Zhtin, etj.)

Poezia e Podrimës, vargjet në përgjithësi janë sintetike. Përveç tjerash, atë e karakterizon nganjëherë një dimension ironie, i pulsuar nga dridhmat dhe tronditjet e poetit kundrejt tyre:

Kështu tek poezi “Nëna zbret në zemër të dheut”, poeti esencat e botës së ndjeshmeve të tij i rrumbullakon tek zhbërja, nga e cila ka ankth: “Edhe fjala e fundit kur më tha/gabimi i identitetit si hije më ndjek/ e unë zihem me ligjet. Në këtë sens, autori ndjehet i irrituar me pozicionin e qenies të tij nacionale midis dy qytetërimeve, prandaj me dele thotë nuk dilet në Pazar/ prandaj edhe litari e ka lidhur lak/ duke mos e mbajtur as lëshuar.

Gama e interesimeve poetike të Podrimjës është e gjerë, prek tema e probleme të kohës, të shkuar dhe të së ardhmes.  Objekti i tij artistik, korrespondon me situata aktuale, por edhe të së kaluarës. Poeti jep krizën e përgjithshme me bota të fuqishme, kund edhe më diskurs dramatik. Në këtë aspekt, vlen të përmendet poezia “I marri sokaqeve tona”, ku me shtresa të ndryshme motivesh, autori përplasë në vargje fatin a “kasdabnës sonë”. Gjitha këto kanë një dimension të fuqishëm ironik.

Poezia e Podrimjes referencën inspiruese e ka shpeshherë nëpër ambientin shqiptar, e ndërlidh kund e kund me personalitet të rëndësishme historike dhe këto i vënë funksion të intencionalitetit poetik.

Tek poezia Udhëtimi nëpër pyll, poeti ka frikë nga të panjohurat, andaj obsesioni i tij shpërthen hovshëm: Kujdes se Malin e pa shkelë/Mund ta terrojnë dhe perënditë/e dot ta gjesh/Itakën. Për të ikur ndonjëherë nga temat e rënda, poeti nuk lenë pa prekur edhe tema intime, e cila temë, edhe pse nuk paraqitet në shumësi, karakterizohet për vlera universale (poezitë Cunami nën Çarçaf si dhe Përflakja e trupave).

Shikuar përgjithësisht, Ali Podrimja poezinë jo vetëm se e ka vokacion, por atë e kultivon me shije të hollë artistike. Në strukturën e poezisë së tij kemi një ligjërim poetike të avancuar, me trajta shumëformëshe shprehëse. Përveç se e ka esencë të ligjërimit figurën dhe goditjet e fuqishme e ironike, fjalëformimin i tij i ndërtuar kryesisht me vargje lakonik, në gramatikën poetikë të së cilit inkorporon një gjuhë të gjallë. Në këtë aspekt, kodet dhe diskurset shumëformëshe kulturore e letrare, me ide e motive të nduarndurëshme, sintetizojnë portretin e një poeti të madh dhe produktin e tij- një poezi universale.

(Botuar në dhjetor 2006, në disa media shqiptare)

0 Responses to “Perceptimet poetike të Ali Podrimjes”



  1. Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s





%d bloggers like this: